Çdo nënë e di se për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijës së saj ka nevojë për ushqim të shëndetshëm dhe të gjithanshëm. Por sipas një rregulli të pashkruar se ajo që është e shëndetshme dhe e dobishme për një fëmijë të vogël, mund te jetë shqetësuese sepse ai nuk i pranon ose refuzon të hajë.

Zakonisht kur fëmija juaj nuk pranon të hajë, disa prindër madje mund të shantazhojnë fëmijët e tyre me shprehje:” Nëse nuk e ha supën me perime nuk do të të blejë çokollata”

Sipas një studimi të fundit, kjo metodë nuk sjell ndonjë rezultat, por ka disa strategji të tjera efektive:

1. Lëreni fëmijën tuaj të ju ndihmojë në përgatitjen e vaktit. Fëmijët dy vjeç gëzojnë të bëjnë rrëmujë në kuzhinë, dhe nëse po, le ta bëjnë këtë gjatë përgatitjes dhe jo gjatë vaktit.

2. Mos insistoni që fëmija të hajë nëse është shumë i lodhur. Së pari le të bëjmë një pushim dhe pastaj t’i ofrojmë atij / asaj një vakt.

3. Nëse ai / ajo me kokëfortësi refuzon ushqimin, hiqeni tasin dhe mos e detyruar të ulet për orë të tëra në tryezë. Ajo ka një kundër-efekt që e bën fëmijën tuaj të irrituar dhe refuzon akoma më gjatë që të ushqehet.

4. Nëse fëmija nuk dëshiron të hajë brokoli me pure, mos i ofroni menjëherë pjatën më të dashur, sepse ai / ajo do të mësojë më pas t’ju manipulojë.  

7. Duhet të jeni gjithmonë këmbëngulëse. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini qëllimin e dëshiruar. Për këtë ju duhet durim i madh, por do të shpërbleheni.