Kujtojmë se në muajin Mars u pa një rënie me 10% në prodhim kur pandemia arriti pikun në Kinë përpara se të vinte në Evropë dhe SHBA.
Prodhimi global i smartfonëve do të reduktohet me 16.5% në 287 milionë telefonë për tre mujorin e dytë të 2020-ës krahasuar me një vit më parë.
Kjo rënie vjen si pasojë e pandemisë së koronavirusit por edhe ndërprerjes së zinxhirit të prodhimit nga mbyllja e shumë fabrikave veçanërisht në Kinë.
Samsung dhe Apple do të ruajnë dy vendet e para por që do të vazhdojnë të humbasin terren ndaj rivalëve Kinezë.
Kujtojmë se në muajin Mars u pa një rënie me 10% në prodhim kur pandemia arriti pikun në Kinë përpara se të vinte në Evropë dhe SHBA.
TrendForce, kompania përgjegjëse për këto shifra, parashikon një prodhim vjetor prej 1.24 miliardë smartfonësh, 11.3% më pak sesa në 2019-ën ku u prodhuan 1.35 miliardë smartfonë.
Në përgjigje të rënies së kërkesës Apple uli çmimet e iPhone 11 në Kinë dhe lançoi një model buxhetor, iPhone SE 2020 me çmim prej 399 dollarësh.
TrendForce thotë se prodhimi i iPhone ra me 9% në 38 milionë njësi në Mars dhe do të vijojë me rënie tjetër me 2 milionë më shumë në tre mujorin e dytë.
Pjesa e tregut e Apple ishte 13.5 në Mars ndërsa pritet të bjerë në 12.6% në Qershor.