Planet për monedhën dixhitale të drejtuar nga Facebok, e cila do të lëshohet dhe qeveriset nga Shoqata Libra me bazë në Gjenevë, kanë ngritur shqetësime midis rregullatorëve dhe politikanëve.

Projekti Libra i Facebook ka dështuar sipas presidentit të Zvicrës

Projekti Libra i Facebook ka dështuar në formën e tij aktuale dhe ka nevojë për përmirësime, tha presidenti i Zvicrës ku kriptomonedha kërkohet të ketë miratimin e rregullatorëve.

“Nuk mendoj se Libra ka shanse në formën aktuale, pasi bankat qendrore nuk do të pranojnë monedhat që e mbështesin atë,” u shpreh Ueli Maurer, i cili është ministri i financave i Zvicrës, si dhe presidenti që po largohet.

Ai shtoi se projekti ka dështuar me formën në të cilën është aplikuar.

Libra nuk dha një përgjigje në lidhje me komentet e presidentit të Zvicrës.

Planet për monedhën dixhitale të drejtuar nga Facebok, e cila do të lëshohet dhe qeveriset nga Shoqata Libra me bazë në Gjenevë, kanë ngritur shqetësime midis rregullatorëve dhe politikanëve.

Shqetësimet kanë të bëjnë me privatësinë dhe potencialin e saj për të ndikuar në politikën monetare, si dhe shanset që ka për të ndryshuar peizazhin botëror financiar.

Zyrtarët të cilët drejtojnë projektin, duke përfshirë bashkë-krijuesin David Marcus, kanë thënë se pengesat rregullatore mund të shtyjnë lançimin e planifikuar për në Qershor.

Kriptomonedha do të mbështetet nga një rezervë asetesh si depozita bankare dhe borxhi qeveritar të mbajtur nga një rrjet kujdestarësh.

Struktura ka për qëllim ushqimin e besimit dhe shmangien e luhatjeve në çmim me të cilën përballen kriptomonedhat e tjera.