Pjesëmarrës në Samitin e 4 Euro-Arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.

“Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë”– shtoi ai, duke theksuar se “Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë. Ne dolëm nga lufta  me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim.  Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve”.

Duke folur për ndërvarësinë mes BE-së dhe botës arabe, Rama vuri në dukje se sulmet ndaj Aramco  treguan këtë varësi dhe shtoi se 60% e energjisë së Evropës vjen nga vendet arabe. “Ne kemi shumë për të mësuar nga bota arabe. Kultura është një fushë tjetër bashkëpunimi “–  tha Rama.