Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë disa masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Në një dokument që e ka publikuar televizioni Klan Kosova thuhet se Qeveria e Kosovës ka propozuar që të gjtihë qytetarët që vijnë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia obligohen të vetizolohen për 7 ditë. Ky vendim është propozuar që të hyjë në fuqi nga data 30 korrik 2020.

Image

Po ashtu ky televizion raporton se nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (qytetarët me leje qëndrim, leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.