Mbi 2000 emigrantë myslimanë u mblodhën në Hamburg, Gjermani, në një protestë me të cilën kërkuan që sistemi ligjor dhe politik i Gjermanisë të përafrohet me parimet islame. Demonstrata, e cila nxori edhe njëherë në pah tensionet në rritje midis integrimit kulturor dhe sovranitetit ligjor në shoqërinë gjermane, u organizua nga një grup i quajtur Muslim Interaktiv, i cili konsiderohet nga agjencitë gjermane të sigurisë dhe inteligjenca si i lidhur me Hizb ur-Tahrir, një organizatë e ndaluar në vitin 2003 për promovimin e vrasjes së hebrenjve.

Muslim Interaktiv është klasifikuar si grup ekstremist nga Zyra e Hamburgut për Mbrojtjen e Kushtetutës, sipas “Tagesspiegel”.

Grupi, i themeluar në vitin 2020, drejtohet nga Joe Adade Boateng, i njohur gjithashtu si Raheem Boateng. Pak kohë më parë, atij iu ndalua nga autoritetet e Hamburgut të ushtrojë profesionin e mësuesit për shkak të lidhjeve të tij me islamizmin, sipas BILD.

Rendi kolonial mund të kapërcehet vetëm nga një kalifat i udhëhequr me të drejtë – një kalifat që do t’i lejojë përsëri hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët të jetojnë në paqe së bashku.

Kalifati – fundi i pushtimit, shfarosjes, gjenocidit“, thuhet në llogarinë e grupit në Instagram.

Në Twitter, Muslim Interaktiv postoi “5 gënjeshtrat kryesore të Izraelit për gjenocidin“, ku argumentojnë se pretendimi i Izraelit se po vepron në vetëmbrojtje dhe pretendimet e tij historike për tokën janë të rreme. Kjo nuk është protesta e parë e kësaj natyre në Hamburg, një nga qendrat ekonomike më të fuqishme në Gjermani. Në maj u mbajt një protestë e ngjashme, por në përmasa më të vogla. Protesta u pasua nga reagimi i shumë zyrtarëve lokalë dhe qendrorë, të cilët thanë se kalifati është armiku i demokracisë.

By