Emërtimi i rrugëve dhe shesheve miratoi kërkesën e familjes Vuçel dhe të Ushtrisë Serbe që rruga e quajtur Rr. “Murska” (Murit), në të cilën jetonte, të emërtohet me emrin e Naser Vuçelit, shkruan radio Sto plus, përcjellë MekuliPress.com

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dha gjithashtu dritën jeshile për të ndryshuar emrin e rrugës, pavarësisht mendimit negativ të Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV) dhe Këshillit për Marrëdhëniet Ndëretnike, për të cilat thuhet se “nuk ishin ligjërisht të detyrueshme”.

Duke mbrojtur interesat serbe, Naser Vuçel u vra më 19 prill 1999 në zonën e “Maja Gllavës”, gjatë betejës për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në kullën e Rojës Koshare. Ai ishte anëtar i Brigadës serbe 125 të Motorizuar dhe ishte 21 vjeçar.

Beteja e Koshares filloi më 9 prill 1999 dhe zgjati për 67 ditë derisa u larguan serbët nga rezistenca e fuqishme e ushtarëve të UCK-së dhe NATO-s..

Kulla e Rojës Koshare ishte vendosur dhunshëm midis Pejës dhe Gjakovës, në malin Junikut (pjesë e Bjeshkëve të Nemuna), vetëm 200 m nga kufiri artificial që ndante Kosovën me Shqipërinë.

108 ushtarë serbë u vranë në betejën e Kosharës. Kosova u clirua nga sundimi serb.