Nëse përdorni shfletuesin Firefox, qeveria Amerikane rekomandon që ta shfletoni për shkak të një problemi sigurie zero-ditor i cili u jep hakerëve mundësinë për të kontrolluar kompjuterin tuaj.
Departamenti Amerikan i Sigurisë dhe Agjencia Amerikane për Sigurinë Kibernetike inkurajojnë përdoruesit të kalojnë në versionin 71.0.2 të Firefox.
Mozilla është në dijeni të problemit të sigurisë dhe ka lëshuar një përditësim që prej datës 8 Janar. Problemi i sigurisë konsiderohet si kritik dhe u zbulua nga firma Kineze Qihoo 360.
Sipas Forbes, një problem sigurie zero ditor është i panjohur nga kompani por edhe nga hulumtuesit, që do të thotë se nuk është shfrytëzuar për sulme.
Ja sesi të përditësoni Firefox
- Shkoni në panelin e menusë duke klikuar ikonën me tre vija horizontale dhe klikoni About Firefox
- Një dritare e re do të hapet dhe të kontrollojë automatikisht për përditësime dhe ti shkarkojë
- Sapo shkarkimi të jetë kompletuar, klikoni “Restart to Update Firefox”
Pavarësisht këtij problemi sigurie, Firefox është një prej shfletuesve më të sigurtë dhe i dyti pas Google Chrome për nga funksionalitetet që ofron.
Në muajt e fundit ka dërguar disa përditësime duke rritur privatësinë, adresuar gjurmimin dhe përmirësuar sinkronizimin e fjalëkalimeve mes disa platformave. Së fundi me Firefox 70 kompania bllokoi edhe njoftimet e uebsajteve.