Mesatarisht, një i rritur e hap gojën rreth 20 herë në ditë dhe kur ndjeni një psherëtimë që vjen, mund të jetë pothuajse e pamundur ta ndaloni. Por pse të qenit pranë të tjerëve ju bën të hapni gojën fill pas tyre?

Sipas neuorshkencëtarëve të të folurit dhe neurologëve të gjumit që studiojnë qarqet e trurit që lidhen me këtë fenomen, vlera evolucionare e psherëtimës kolektive mbetet e panjohur, por mund të ketë të bëjë me dëshirën e ‘një kafshe për të mbrojtur anëtarët e fisit të saj’.

Pse hapim gojën?

Nuk ka një konsensus shkencor se pse ndodh ky fenomen. Një teori argumenton se kur njerëzit janë të lodhur, ndalojnë së marri frymë thellë, gjë që shkakton një grumbullim të dioksidit të karbonit në trup, tha Douglas Parham, një shkencëtar i të folurit në Universitetin Shtetëror Wichita. Hapja gojës mund të jetë një lloj i veçantë i frymëmarrjes, tha Parham. Ajo ndërton oksigjen shpejt, ndërsa nxjerr dioksidin e karbonit, madje më shumë se një frymë e thellë.

Dioksidi i karbonit i tepërt dhe ndryshimet e tjera kimike, të tilla si një rënie e oksigjenit ose një rritje në një përbërës të quajtur adenozinë, gjithashtu mund të veprojnë si “porta e hapjes së gojës”, tha James Giordano, një neuroetikist dhe neuroshkencëtar në Universitetin Georgetown. Këto kimikate dërgojnë një sinjal që shkakton një psherëtimë. Duke hapur gojën, ne ngjeshim muskujt e fytyrës, duke çuar gjak të pasuruar me oksigjen në tru, tha Giordano.

Propozime të tjera thonë se qëllimi i hapjes së gojës është të ftoh trurin, ose të shtrijë organet e brendshme si indet dhe mushkëritë, duke ndihmuar trupin të gjallërohet.

A e hapin gojën kafshët?

Pavarësisht se është pjesë themelore e jetës sonë, informacioni mbi këtë fenomen është i vogël, tha Thomas Scammell, një neurolog në Shkollën Mjekësore të Harvardit i cili studion gjumin. Por ai shtoi se hapja gojës është një refleks primitiv në mesin e shumë kafshëve që e ka origjinën në trungun e trurit.

Për shkak se trungu i trurit të njerëzve është i ngjashëm me gjitarët e tjerë (dhe zogjtë dhe zvarranikët gjithashtu), ka kuptim që shumica e kafshëve të hapin gojën, tha Scammell. Në të vërtetë, zogjtë, zvarranikët, gjitarët dhe disa peshkaqenë mund të hapin gojën – dhe kafshët me tru më të madh kanë tendencë ta bëjnë këtë më gjatë.

Pse hapja e gojës është ngjitëse?

Ajo që dihet është se sjellja është ngjitëse. Sipas një studimi, gjasat për të hapur gojën rriten gjashtë herë, pasi keni parë dikë tjetër të jetë duke bërë të njëjtën gjë.

Sa i përket ngjitjes, Giordano tha se mund të ketë lidhje me një fenomen të quajtur pasqyrim social, ku organizmat imitojnë veprimet e të tjerëve. Sjellje të tjera bien në këtë kategori, të tilla si gërvishtjet, kryqëzimi i këmbëve dhe të qeshurit.

Giordano tha se kjo sjellje mund të lidhet me neuronet pasqyruese në tru.

Zhou-Feng Chen, drejtor në Qendrën për Studimin e Kruajtjes në Universitetin e Uashingtonit ka kryer kërkime mbi gërvishtjet sociale në minj. Kur ai tregoi një video të një miu që gërvishte minjtë e tjerë, minjtë filluan të gërvishtnin vetë brenda pesë sekondave. Dhe ata kishin pesë herë më shumë gjasa të imitonin gërvishtjet në krahasim me kafshët nën kontroll.

Chen tha se kur kafshët imitojnë të tjerët, ata duhet të njohin një sjellje të dobishme. Pa menduar, ata vendosin, “Kjo sjellje duhet të jetë shumë e dobishme. Prandaj, më mirë ta bëj.”

Chen tha se kjo sjellje mund të kursejë energji dhe të mbrojë kafshët kundër sëmundjeve. Për shembull, meqenëse kafshët e egra nuk jetojnë në mjedise të dezinfektuara dhe shpesh janë të ekspozuar ndaj kafshimit dhe pickimit të insekteve që mund të mbartin sëmundje, ky imitim mund t’i ndihmojë ata të shmangin infeksionin.

Lidhjet shoqërore, gjithashtu, mund të përforcohen nga hapja gojës dhe forma të tjera të sjelljes imituese, tha Scammell: “Nëse dikush ju jep një buzëqeshje të këndshme miqësore, pa e menduar fare, ka të ngjarë të buzëqeshni edhe ju,” tha ai. “Është një formë e komunikimit shoqëror dhe duket se njerëzit që janë më empatikë kanë më shumë gjasa ta kenë këtë pasqyrim shoqëror.”

Edel Strazimiri