Sikur të shpallej, një garë maratonike,

Shqiptarët radhiten, të parët në ikje !

Nuk ikin nga mendja, por ikin nga zori,

Nga ikjet e shpeshta, lumi seç na mori !

Ata që kanë ikur e kanë një pikëllim,

E shijojnë jetën me mall në mërgim !

Kafshatë e kurbetit, s’përtypet lehtë,

Të lidhet në fyt e s’të lë të qetë…

Ata që kanë ikur, për një jetë të mirë,

Të shkojnë e të vijnë, nuk e kanë vështirë !

Sidomos gjatë verës, për dasmë e gazmend,

Dhe për sa ahengje, që nuk mbahen mend..!

“Dita e Diasporës”, “Sofër mërgimtari”,

Si dhe “Promenada”, për qejf kurbetqari !

Sa shpenzojmë për gëzime me miq e shokë,

Askush s’do të ngelte, pa kulm përmbi kokë !

Kjo çmenduri e jonë, s’matet me kufi…

Kush e thotë se s’jemi popull gjymishli !

Po rastis gjermani, të vij para derës,

Mendon se shqiptari, martohet veç verës!!!
Sevdail Hyseni – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress