Pse kërkesa e paktit për mos-sulmim është gjetje brilante?

Sepse i jep fund vetëviktimizimit të Serbisë, e cila prej vitesh dhe me bashkëpunimin e dritëshkurtësisë shqiptare, e paraqet veten si të barabartë me shqiptarët në krime lufte.

Si i jep fund kjo lëvizje vetëviktimizimit të Serbisë?

Serbia nuk e nënshkruan sepse udhëhiqet nga një politikë e armatimit agresiv. Po ta nënshkruante paktin e mos-sulmimit, atëherë për çfarë i duhet armatimi? Përveç Bosnjës dhe Kosovës, vendet e tjera janë në NATO, e Serbia sigurisht, nuk armatoset për të sulmuar NATO-n.

Duke refuzuar të nënshkruajë paktin e mossulmimit, Serbia ndërkombëtarisht paraqitet ashtu siç është, vend agresiv, që armatoset për të sulmuar ish-viktimat e veta, ndaj të cilave ka bërë gjenocid e që kriminelët i mban në pushtet.