Letër e hapur për Z. Albin Kurti
dhe Z. Ilir Meta

Z.Kurti dhe Z.Meta,

e pashë se me 2.000.000 euro ju i nderuar kryemisitër Kurti i keni mbështetë shqiptarët e Luginës së Preshevës, u gëzova pa masë për këtë lajm, por edhe u pikëllova shumë se po ua ktheni shpinën shqiptarëve të Sanxhakut.

Pse Shqipëria së bashku me Republikën e Kosovës nuk i ka ndihmuar asnjëherë shqiptarët e Sanxhakut që jetojnë në tortura dhe frikë nga Serbia?

Ne që me krenari mbajmë flamuj shqiptarë në shtëpitë tona dhe që luftojmë për kombin shqiptar në Sanxhak, që e duam Kosovën dhe Shqipërinë nga thellësia e shpirtit tonë, nuk kemi ndihmë nga dy vendet tona, Shqipëria dhe Kosova. Pse?!

Pse na keni harru dhe pse na refuzoni? A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut gjaku juaj? A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut pjesë e kombit shqiptarë. Ju na keni quajt boshnjakë, ne nuk kem qenë kurrë boshnjakë?

Pse nuk e zbatoni amanetin e Isa Boletinit, Ismailit Qemalit, Aqif Blytës e Shaban Polluzhës, se shqiptarët e Kosovës dhe Shqiperisë duhet të ndihmojnë vëllezërit e tyre në Sanxhak?

Me respekt,

e juajaj përfaqësuese e Sanxhakut Shqiptar,

Amina Nuraj Uka