Nëse një kafshe natën i lëshoni dritat e makinës, para se të largohet me nxitim, ka një moment ndalimi që biologët e emërtojnë si “ngrirje”, një reagim fiziologjik ndaj një rreziku potencial.
Këtë reagim e ka edhe njeriu dhe tashmë një studim i publikuar në ‘Current Biology’ duket se ka identifikuar origjinën kimike të tij.
Sipas kërkuesve të ‘Columbia University’ që kanë studiuar fenomenin e ngrirjes ky bllokim shkaktohet nga çlirimi i serotoninës,një substance kimike që lidhet me rregullimin e humorit.
Imagjinoni sikur jeni të ulur në sallon me familjen tuaj,dhe papritur drita fiket dhe dyshemeja nis të dridhet. Reagimi për të gjithë është i njëjtë: ndalon, “ngrin” dhe pastaj spostohemi në një vend të sigurtë.
Shumë studime e lidhin serotoninën me shpejtësinë e lëvizjes.
Serotonina ka ndikuar në shpejtësinë e kafshëve në shumë raste në situata të ndryshme por mbi të gjitha kur ato ishin të frikësuara. Shkencëtarët kanë shkaktuar dridhje në terrenin poshtë këmbëve të tyre dhe kanë fikur në mënyrë të papritur dritën, për të stimuluar një situatë ‘blackout’. Dhe pasojat kanë qenë të njëjta,një ndërprerje e shkurtër e lëvizjes së tyre.
Ndryshe nga sa mund të mendojmë kjo ndalesë është e dobishme,sepse shërben për të mbledhur informacione për ndryshimin e skenarit dhe për të reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos në rastet e tërmeteve.
Burimi Focus