Edhe pse linjat ajrore variojnë në aspektin e shërbimeve dhe komoditeteve për pasagjerët, disa gjëra mbeten konstante. Ushqimi është përgjithësisht jo i mirë dhe banjot e ngushta, ndërsa sediljet, me përjashtim të klasit të parë, mund të jenë të parehatshme.
Mbase mund të keni vënë re një detaj. Përgjithësisht ndjenëset e avioneve janë me ngjyrë blu. Shumë kompani ajrore zgjedhin këtë ngjyrë. Dhe ka një arsye të mirë: sepse është ngjyra më praktike.
E para sepse ndenjëset me ngjyrë blu janë më të lehta për t’u mbajtur pastër ose së paku është mënyra më e mirë për të dhënë imazhin se janë të tilla. Një arsye tjetër është sepse njerëzit përgjithësisht e lidhin ngjyrën blu me sensin e paqes dhe mirëqënies. Duke pasur parasysh ankthin që shkakton fluturimi, bën sens që të përhapet masivisht një ngjyrë që ka efekt qetësues.