Pse u rrënuan objektet e reja e jo të sistemit të  Enver Hoxhes?

Asllan Dibrani

Sapo kaluan ditët e zisë shtetërore për vdekjen e mbi 50 qytetarëve vendosa të reagoj,  jo për politik por për drejtësi dhe ligj. E dimë se  sipas studiuesve dhe sizmologëve, Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike. Ajo është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme gjë qe nuk mund te fajësohet faktori njeri , por për pasojat qe  u krijuan nga ndërtimet pa përgjegjësi  është koha qe te ndërmerren hapa   konkret për evitimin e këtyre  fenomeneve  ne shoqërinë shqiptare.

 Edhe këto ditë të zeza me sa duket si shtet dhe shoqëri nuk jemi të vetëdijshëm që duhet ta zbatojmë dhe te veprojmë  me ndryshime te rrufeshme.

 Ne baze te rezultateve dhe analizave  nga një mori ekspertesh  vendor dhe ndërkombëtar  u pa se  koha e sistemit te Enver hoxhës kishte një kriter ndërtim një legjislacion shumë të fortë që nuk lëvizje dot as majtas as djathtas objektet e ndërtuara ne atë kohë .Aty shihet se ka  pas projektim ,zbatim dhe përgjegjësi  e jo si koha e pas viteve 90-ta qe nuk iu përmbajtën  këtyre  rregullave ne ndërtimtari.

Sistemi  i Enver hoxhës lejonte  ndërtimin  e po thuajse shumicës se  ndërtimit me te larte deri në 6 kate, para vitet 90-të. Pas ‘90 filloi një kaos i madh në ndërtim se ne Shqiperi ,po ashtu edhe ne Kosovë .

Shqipëria është midis vendeve sizmike, dhe prandaj është e domosdoshme për ndërtimet, që bëhen në Shqipëri të merren masa antisizmike kur dihet se Shqipëria është vend me sizmicitet të lartë, prandaj duhet zbatuar   kriteret e teknologjisë moderne.  Duhet të mësojnë se si të ndjekin rregullat, nuk duhet të bëjnë gjëra që nuk janë të përshtatshme, për fat të mirë ka rregulla të mjaftueshme, ka kode, ka materiale të mira, ka inxhinier te mirë, dhe një teknologji  shumë të mire nëse iu përmbahemi sistemeve  te shteteve perëndimore, nga e cila në asnjë vend nuk lejohet te ndërtohet pa verifikim paraprak se a i plotëson  kushtet ajo toke ku  individi dëshiron te ndërtoj.

.Asnjë pallat nuk ndërtohet në BE pa statikën e gjendjes sizmike, verifikimit te forcës se tokës, përshtatshmërisë se infrastrukturës  ambientore  etj.

A thua se do te bëhen ndjekje penale ndaj atyre qe u bene aktor kryesor  qe si pasoje   gjeten  vdekjen mbi 50 veta me mijëra ndërtesa te rrënuara dhe te dëmtuara?

 Po qe te ndodhte ne shtete perëndimore një kaos i tille do te jene përgjegjës te gjithë ata, arkitekt, statiker ,ndërtues dhe njerëzit kompetent qe e kane firmosur  x objektin si te gatshëm për banim.

A thua nuk është qesharake , madje ne këto tërmete pati edhe   fundosje  te pallateve ne kënetën  e Durrësit, sigurisht se  koha e Sali Berishës  lejoj qe te ndërtohen  lagje e lagje mbi kënetë!? këtu duhet kërkuar përgjegjësi  qe nga kryeministrat ,kryetrarët e shtetit deri tek  zbatuesit  e ndertimit.

Është koha qe si popull ,si qeveri  ,si arkitet ,sizmolog ,ndërtues dhe  studiues te ndërgjegjësohen dhe te hecim në hap me kohën  dhe te fillon  ndëshkimi  i menjëhershëm   ne aksionin e burgosjeve te gjithë atyre qe bene këto shkelje  ne ndërtimtarinë shqiptare .