Ish-zv.kryeministri i Serbisë, psikologu Zarko Korac, ka deklaruar në një intervistë televizive, se Serbia aktualisht mbahet peng nga njerëz që sipas tij vlerësojnë më shumë pushtetin sesa jetën.

Shoqëria nis të ndahet kur shteti, në vend se të mbrojë qytetarët, nis të rrezikojë ata. Robespieri, një revolucionar frëng tha në shekullin e 18-të: çdo ligj që shkel të drejtat e pandryshueshme të njeriut është  në themel i padrejtë dhe tiranik, nuk është ligj…Në Valjevë regjimi lëvizi drejt fazë së fundit të mbrojtjes, siç mund të pritej, me dhunë dhe nën pretekstin e mbrojtjes së rendit dhe ligjit. Nga ky moment e më pas, Serbia është peng i njerëzve që vlerësojnë më shumë ligjin sesa jetën. Refuzimi për të thirrur zgjedhje të parakohshme është një shenjë e sigurtë se Partia Progresive Serbe nuk ka një shumicë. Kjo agoni e rrezikshme, e cila zgjat me muaj, ka kaluar deri më tani pa jetë njerëzore. Por sa do të zgjasë kështu?

ka thënë ai.

 Në vëmendje