Dokumente britanike të deklasifikuara së fundmi hedhin dritë mbi rolin dhe qëndrimin e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak në rrëzimin e regjimit iraken të Sadam Huseinit. Sipas dokumenteve në fjalë, Mubarak këshilloi në atë kohë, kryeministrin britanik John Major që të injoronte opinionin publik arab dhe të vazhdonte përpara me fushatën ushtarake ndaj Bagdadit.
Në dokumente citohet një telefonatë mes Mubarak dhe Major gjatë së cilës presidenti egjiptian këshillon që të goditet Garda irakene dhe mandej rrëzimi i regjimit është çështje kohe. Presidenti egjiptian e cilësonte “konfliktin me Irakun si një çështje parimore për Egjiptin” duke shtuar se Sadam Husein ishte përpjekur ta korruptonte atë për të dhënë mbështetjen ndaj pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990.
Në të njëjtat dokumente vihet në dukje shqetësimi amerikan për “mobilizimin publik arab”, shqetësim i shprehur nga ish-zv.presidenti i SHBA, Dan Quayle, sipas të cilit “në SHBA ka një ndjenjë në rritje se Sadami duhet hequr”.
Për kryeministrin britanik të kohës, John Major ky nuk mund të ishte një objektiv i hapur i fushatës ushtarake. Synimi në fjalë duket se u bllokua nga ndërhyrja e ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Brent Scowcroft që e cilësoi atë si një strategji jo të përshtatshme. Roli i Mubarakut në fushatën e asaj kohe duket të ketë qenë thelbësor.
Sipas dokumenteve në fjalë, 23 shkurt 1991 ishte afati kur perëndimi i vuri një ultimatum Sadam Huseinit që të përmbushte kushtet e kërkuara. Në atë moment Sadam Husein ofroi armëpushim. Lidhur me këtë situatë, citohet një telefonatë e Mubarak për John Major gjatë së cilës ai bëri thirrje që Sadam Huseinit mos t’i besohej asnjë fjalë.
Të gjithë irakenët janë gënjeshtarë
u shpreh ai.
Më 26 shkurt, Kuvajti u mor nga Perëndimi dhe Iraku iu nënshtrua sanksioneve.