E ardhmja e Ukrainës është në Unionin tonë

Kështu është shprehur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në fjalimin e saj vjetor në Strasburg. Von Der Leyen ka folur edhe për nevojën – nëse do të duhet – të rishikimit të Konventës Europiane dhe Traktateve në funksion të përmirësimit të BE-së dhe raportit të saj funksional për qytetarët. Mbi këtë vullnet ajo ka sugjeruar ndër të tjera se:

“Ne nuk do të  dhe nuk duhet të presim për ndryshim Traktati që të ecim përpara me zgjerimin”

Çështja e pranimeve të reja do të diskutohet në një takim të Komunitetit Politik Europian më 5 tetor në Spanjë dhe më vonë në samitin e Këshillit Europian në dhjetor. Mesazhet e presidentes së KE-së i japin një përmasë strategjike Ukrainës në politikën e jashtme të BE-së, deri në pikën sa po flitet për ndryshim traktatesh. Dhe që këtu duhet të kuptojmë arsyet e zvarritjes pa fund të integrimit të plotë të Ballkanit në BE, apo edhe të Turqisë, që mbahet te dera pavarësisht se ka aplikur prej dekadash.