Facebook dhe Twitter do të kenë nevojë për një kohë të gjatë për të fituar sërish besimin e njerëzve pasi sipas një studimi të fundit kanë lejuar dezinformimin gjatë zgjedhjeve të fundit.

Shumica e amerikanëve ende nuk u besojnë mediave sociale si një burim i lajmeve politike. 59% e të rriturve nuk e besojnë Facebook-un, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Twitter ishte i dyti më pak i besuari me 48 % i ndjekur nga Instagram me 42%.

Raporti jep “një pamje më të plotë që përforcon atë që kemi parë në të kaluarën në lidhje me nivelin e përgjithshëm të besimit ose mungesën e tij në mediat sociale si një ofrues i lajmeve,” tha Amy Mitchell, drejtoreshë e hulumtimit të gazetarisë në Pew. Media sociale është “deri tani më e ulta kur bëhet fjalë për nivelet e besimit”.

Gjetjet vijnë pasi kompanitë e mediave sociale luftojnë për të kontrolluar dezinformimin dhe propagandën në faqet e tyre. Për më tepër, mediat sociale kanë marrë përsipër reklamat politike të cilat mund të përfshijnë informacione të rreme.

Lajmi i mirë është që shumica e njerëzve nuk mbështeten në Facebook, Instagram ose Twitter si burimin e tyre kryesor të lajmeve politike. Vetëm 18% e të rriturve thonë se media sociale është burimi i tyre kryesor, zbuloi Pew.

Raporti i Pew u bazua në një studim të 12,000 të rriturve amerikanë midis 29 tetor dhe 11 nëntor 2019. Përveç Facebook, Instagram në pronësi të Facebook dhe Twitter, sondazhi përfshiu YouTube, LinkedIn dhe Reddit. (Fortune)