Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka hyrë sot në objektin e komunës pa ndonjë problem, gjersa situata u tha se është e qetë.

Në Leposaviq ka shkuar sot edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Media mëson se Hetemi ka hyrë në komunë rreth orës 10:00, ndërkaq i shoqëruar ishte nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, të premten nga kriminelët serbë të nxitur nga Beogradi, u tensionua situata në veri të vendit pasi kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.

Pas tensionimit të situatës nga banditët serbë në veri pati edhe reagime emocionale e jo diplomatike të ndërkombëtarëve.