Qeveria e pakorruptuar e Kosovës ka marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistëve për muajin nëntor.

Ishte Kryeministri Albin Kurti i cili e lexoi pikën e radhës, ndërsa shpaloi se:

“Shqyrtimi i propozim vendimit për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021 në zbatim të pakos ekonomike dhe me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve në moshë.”

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nga ky vendim do të përfitojnë 300 mijë familje.

“Duke konsideruar rrethanat të cilat kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës, Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove në ndihmë të skemave pensionale”, tha Murati.

“Me këtë vendim, synohet mbështetja e kategorive më të cenueshme, pra do të ndajmë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, për deri sa pensioni nuk kalon 500 euro, përkatësisht 300 mijë familje do të përfitojnë nga kjo masë. Do të përfitojnë 200 mijë familje dhe 20 mijë familje nga pensionet e luftës dhe 30 mijë pensionist të kategorive të tjera”, ka përfunduar ai.