Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ishte vendosur në oborrin e qeverisë, sot nuk gjendet në vendin që ishte.

Në disa fotografi të siguruara shihet se flamuri i UÇK-së është larguar nga oborri i qeverisë.

“Nuk dihet” se kush e ka larguar apo pse është larguar. Kujtojmë se Qeveria Hoti është e varur nga lista Srbska.

Flamuri i cili dje gjendej në vendin ku ishte vendosur, sot nuk gjendet më aty.