Presidenti i Serbisë dhe miku i Edi Ramës, Aleksander Vucic, sot ka lënë të nënkuptohet se do t’i pranojë targat e Republikës së pavarur të Kosovës, RKS, megjithatë ka insistuar që për serbët e veriut të mos kërkohen dokumente për hyrje-dalje. Këto deklarata Vuciq i ka bërë gjatë një organizimi diku në në Serbi.

Teksa iu është përgjigjur gazetarëve, Vucic ka thënë se dy emisarët, Escobar dhe Lajcak i kanë kërkuar që të respektojë marrëveshjen e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.

“Unë thash që jemi të gatshëm të respektojmë marrëveshjen”, ka thënë i mposhturi Vucic.

Ai tutje ka thënë se marrëveshja për lirinë e lëvizjes referohet për vendet tranzite dhe jo për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Ju s’mund t’i ndaloni serbët që jetojnë në Kosovë e që kanë dokumente të Serbisë. Ne kërkojmë që ata të kenë të drejtën të lëvizin me dokumenta të Serbisë”, ka thënë me një retorikë lufte Vucic, shkruan N1.

“Tabelat fillojnë të ndryshojnë nga 1 shtatori dhe afati është dy muaj. Imagjinoni çfarë tensione do të ketë në këta dy muaj. Nëse ne mund të zgjidhim të paktën çështjen e dokumenteve në mënyrë që serbët nga Kosova të mund të hyjnë dhe dalin në vijën administrative, gjithçka do të jetë më e lehtë”, ka thënë Vucic.