Qeveria e Kosovës përsëri ka mbajtur një mbledhje elektronike dhe ka miratuar dy vendime të rëndësishme. Ka bërë ndarjen e 19 milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Në vendimin e parë të miratuar, janë ndarë pesë milionë euro për krizën energjetike.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, sipas komunikatës për media, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Masa 3.7, masë kjo e cila parasheh alokimin e 20 milionë eurove për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).