Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Aty janë marrë disa vendime.

Qeveria ka miratuar propozim vendimit për themelimin e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Përbërja e komitetit ndërministror u miratua të jenë: Albin Kurti, Hajrullah Ceku, Liburn Aliu, Rozeta Hajdari, Hekuran Murati, antar i komitetit përfaqësues nga familja Jashari, Bekim Jashari, nga Agjencia e Menaxhimit të Memorialeve, përfaqësueses nga shoqata e arkitektëve dhe nga shoqata e luftës.