“GreenMed” do të krijojë një korridor të infrastrukturës optike, duke inkurajuar lidhjen në të gjithë Europën Qendrore, Ballkanin dhe vendet e Mesdheut Qendror dhe Lindor. Duke filluar nga bregu italian i Adriatikut, ai do të shkojë nga toka në Milano, dhe më pas në qendrat e tjera të mëdha europiane të internetit dhe ‘cloud’, duke lidhur Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë.
Qëllimi i projektit është të kontribuojë në rritjen e fortë të tregut digjital ballkanik, i cili parashikohet të rritet çdo vit me rreth 25% midis 2023 – shit dhe 2029-ës. Kjo do të arrihet duke ofruar një rrugë të sigurtë dhe të larmishme me infrastrukturën ekzistuese, sipas kompanisë italiane.
N ënjë deklaratë për mediat sqarohet se me anë të GreenMed, Sparkle vazhdon të zgjerojë rrjetin e tij duke krijuar një rrugë me karakteristika shumë inovative që përshkon pellgun e Mesdheut për të mbështetur kërkesën për lidhje ndërkontinentale dhe digjitalizimin në rritje të zonës së Ballkanit.
Ata premtojnë një lidhje me vonesë shumë të ulët. Përfshirja e ishullit të Kretës në sistem do ta lidhë atë edhe me kabllon BlueMed të Sparkle, i cili lidh Italinë me Francën, Greqinë dhe vendet e tjera të Mesdheut, duke përfunduar në qytetin Aqaba në Jordani.
Dorina Kurtaj