RTK ka dëshmuar se nuk e kreu detyrën e saj fisnike të informimit publik. Nuk e kreu detyrën publike sepse në bordet e saja, në udhëheqësinë e saj, gazetarët e gezetaret e saj, shumica prej tyre, ishin dhe janë njërëz të pakualifikuar, të njëanshëm, të korruptuar, fanatik partiak e lokalistë.

Punësimet familjare e joprofesionale në RTK
“Të gjithë” kishin mundësi të punësoheshin në RTK, pa problem. Veçse ti duhej të mos e quaje veten shqiptar, por më shumë si “kozmopolit” ose “kosovar”.
Ti duheshe të përbuzje tënden dhe të madhëroje t’huajën. Ti duhej të kishe një simpati e ndoshta edhe një nostalgji për Jugosllavinë. Gjithsesi, ti duhej të ishe sa më kritik ndaj UCK-së dhe ndaj Flamurit e identitetit kombëtar shqiptar.

RTK ishte dhe është një medium i frikshëm e i dëmshëm për hapsirën publike. Është i frikshëm, i dëmshëm dhe kërcënues për popullin, sepse komandohet nga oligarkët. Gazetarët e kryeredaktorët e RTK-së prodhuan, shpërndanë e po shpërndajnë dezinformacione dhe lajme të njëanshme. Po krijojnë panikë e po e destabilizojnë situatën politike.

Liria e shprehjes dhe e të menduarit të pavarur nuk u lëvrua nga ky medium.
Ky medium sulmoj edhe Shqipërisë si shtet e si politikë. Acaroj marrëdhënjet ndërnjerëzore e kulturore brenda hapsirës publike të shqiptarëve. Sot, e pavarura MekuliPress ju risjell në kujtesë deklarimin publik të drejtorit të portalit të televizionit publik të Kosovës, RTKlive, Mentor Shala. Ky njeri, në panikë e i trishtuar, kishte lëshuar kritika të paargumentuara për partinë fituese të zgjedhjeve të fundit, Lëvizjen Vetëvendosje. Në një postim të tijin në Facebook, të cilin pas një kohe drejtor Shala, në shpejtësi e kishte fshirë, kishte thënë se “qytetarët e Kosovës votuan për Lindjen e Rusinë”, duke aluduar në LVV-në, e cila doli fituese në zgjedhjet e fundit.“Lindje-Perëndim, Perëndim a Lindje?!

Shtrohet pyetja, a u morrën masa disciplonore e teste profesionale ndaj këtij njeriu që punon në mediumin publik?

“Përgjigja u dha sonte- Sot 26% e popullit (që fatmirësisht nuk është shumica e popullit të Kosovës), vendosen per Lindjen”, kishte thënë drejtori i televizioni publik, që paguhet nga djersa e qytetarëve të varfër, citon e pavarura MekuliPress. Drejtori i një mediumi publik, shërbëtori i shefave, Shala, kishte thënë se SHBA-ja deshi që ne të jemi me Perëndimin, por, sipas tij, “ne s’e dëgjuam”. “Nëse Perëndimi (SHBA) u munduan të na bajnë të qartë se duhet të mbesim me perëndimin e na s’e degjuam – Lindja (Rusia) sot ia qon gishtin e mesëm Perëndimit (SHBA) dhe i thotë tash merreni vesh me mu(Rusinë) për Kosovën. Po du me thanë ia kemi thy Rusisë me sonte”, citon MekuliPress fjalët e shkruara nga Shala në facebook.

Tutje, ai ka thënë se “deri më sot kurrë ma afër s’e kemi pas rrumbullaksimin e shtetit të Kosovës ndërsa prej sonte ma larg e kemi, edhe pse besoj shumë në mrekulli (lojëra të mëdha prej njerëzve të mëdhej)! Klm”, percjell MekuliPress shkrimin e Shalës, ish-drejtorin e Televizionit Publik të Kosovës.

RTK ka dështuar në informimin balancues. Ky medium duhet t’i kthehet interesave të popullit, pa dallim feje, statusi social, përkatësie kulturore, politike a nacionale.