Ky është njëri ndër mesazhet që kryeministri u ka dhënë socialistëve dhe ministrave të tij në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Sipas Ramës opozita dukshëm do të vijojë me një “çadër” në një tjetër formë, duke tentuar që të paraqesë rrezikun e mosfutjes në zgjedhjet lokale.
Kryeministri është shprehur se opozita do të bëjë deri në minutën e fundit sikur nuk do të hyjë në zgjedhje, por në fund të ditës do ta kapërdijë atë që do të bëjë, raportojnë mediet shqiptare.
“Opozita dështoi me sukses te plote ne orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashes, pra një çadër ne forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit, do te jete sidoqoftë e vështirë te realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë, por luan blofin. Sidoqoftë ne do te ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo dite qeverisjen, duke u organizuar me mire se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë nuk hyjnë ata ne zgjedhje, (qe unë them qe do hyjnë pasi te bëjnë sikur nuk hyjnë deri ne minutën e fundit), ne duhet te fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe me shume qytetareve se sa herën e shkuar”, ka thënë kryeministri para socialistëve.