Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme në Vjenë për marrjen e kryesimin të OSBE-së, u pyet ndër të tjera edhe për ligjin që cënon mediat online, ligj i miratuar në Kuvend në seancën e fundit të Kuvendit për vitin 2019.
Gazetari i Agjensisë Spanjolle të Lajmeve (EFE) iu drejtua kryeministrit të Shqipërisë:
“Në dhjetor parlamenti shqiptar miratoi një ligj kontraversial të medias që është kritikuar deri diku nga OSBE, nga përfaqësuesi i lirisë së Shtypit. Ju keni folur edhe me përfaqësuesit e OSBE-së, këtu në Vjenë. Desha të dija se cila është eksperienca deri më tani?”
Përgjigjja e Ramës
“Informacioni nuk është i përditësuar sepse OSBE nuk e ka kritikuar ligjin. Ne kemi punuar me OSBE-në në mënyrë që të sigurohemi, të sqarojmë paqartësitë e vogla. Ju i referoheni një kritike gjatë kohës që bëhen diskutime. Ligji në parlament ka mbështetjen e OSBE-së. Një ligj në përputhje me standardet e OSBE-së, për të gjetur zgjidhje me ato që ne po përjetojmë në median online dhe është pjesë e prioriteti tonë të heqim gjuhën e urrejtjes.”