Reagim i Lëvizjes për Shtet dhe Drejtësi lidhur me regjistrimin e
paralajmëruar të popullsisë në Maqedoninë e Veriut
Shqiptarët nuk kanë as dyshimin më të vogël se edhe ky regjistrim i paralajmëruar i popullsisë nga pushteti në duart e LSDM dhe sejmenëve të tyre shqiptarë, do të jetë ashtu si të tjerat deri tani, një proces kryekëput politik që do të shërbejë vetëm për të mirembajtur falsifikimin shumëvjeçar të të dhënave për strukturën reale të popullsisë në Maqedoninë e Veriut! Regjistrimi i popullsisë si një operacion serioz dhe i besueshëm statistikor në Maqedoninë e Veriut, do të bëhej i mundur vetëm duke krijuar kushtet e
domosdoshme për këtë, pëmes ndryshimeve të pashmangshme kushtetutese, që do t’i paraprinin këtij procesi të rëndësishëm.
Lëvizja për shtet dhe Drejtësi, bën të ditur opinionit publik qëndrimin e saj të
palëkundur se besimin e shqiptarëve në këtë regjistrim të paralajmëruar të
popullsisë, nuk e ngjallin as buzëqeshja e stisur dhe premtimet boshe të
kryeministrit Zaev, as përfaqësuesit e koruptuar shqiptarë në pushtet, me dosje
penale në sirtatët e LSDM, e as pazarllëqet me partitë shqitparë që synojnë pjesë
pushteti pa kushte në qeverinë e z. Zaev. Por vetëm ndryshimet e pashmangshme
kushtetutese që do të ridefinonin Maqedoninë Veriorre si shtet i shqiptarëve dhe
bashkësive të tjera etnike shumicë, me sistemin qeverisës në përputhje me këtë, do
t’u siguronin shqiptarëve për herë të parë në historinë e tyre në këtë shtet të
imponuar atyre me dhunë, pushtetin real për të bërë një regjistrim të besueshëm.
Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi
Kryesia qendrore
Kryetari: Adnan Abdullahi