Shtëpia e Bardhë la reaguar pasi Presidenti Donald Trump bashkë me Vuçiçin dhe Hotin nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Uashington.

Zv/sekretari për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Judd Deere thotë se kjo është një marrëveshje historike e arritur nga Donald Trump për ta bërë botën një vend më të paqtë dhe më të begatë.

STATUSI NGA JUDD DEERE

Donald Trump ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë.