Ndaj shpifjeve të portalit propagandistik ‘Insajderi’, më në fund, ka reaguar deputeti i Republikës së Kosovës, Mefail Bajqinovci. Ky reagim vie pasi ky portal-biznes i një njeriu, ka shpifur ndaj gruas së deputetit Bajqinca, kjo fjalë “shpifje” thuhet hapur në reagimin e vet deputetit.

“Për këtë shpifje të gazetës “Insajderi.org” do t’i drejtohet KMSHK-së dhe do ndërrmarë hapa të mëtutjeshëm”, shkruan në facebook z. Bajqinovci.

Ja reagimi i z. Mefail Bajqinovci:

Nga shpifja në shpifje: Lloji i “gazetarëve” që vëllaun i cili jeton në Kanada ma patën punësuar në KEK, sot paskan shpifur për bashkëshorten time.

Për të gjithë publikun, pas lajmit të pavërtetë nga gazeta “Insajderi.org” për “avancimin” e bashkëshortes time, dua të sqaroj se bashkëshortja ime pozitën e Kryeinfermieres në Patologji-QKUK e ka mbajtur nga viti 2016 deri sot (më poshtë Vendimi i bashkëngjitur së bashku me vendimin dhe kontratën e punës).
Pra, bashkëshortja në këtë pozitë është emëruar para 7 viteve U.D. kryeinfermierës në klinikën e Patologjisë në QKUK.
Pra, nuk ka pasur asnjë lloj avancimi e aq më pak ndikimi, sepse thjesht është vazhduar mandati i saj përmes një konkursi të brendshëm për pozitën e Kryeinfermieres së Repartit të Patologjisë, që bashkëshortja ime e ka ushtruar që nga viti 2016 deri më sot. Ndërsa në këtë klinikë është e punësuar në vitin 1999.
Në një tekst plotësisht të pavërtetë, në hyrje të të cilit qysh në fjalinë e parë më cilësojnë “pushtetar të famshëm” ndërkohë që unë nuk mbaj asnjë pozitë ekzekutive, shpifin se bashkëshortja ime s’do të jetë infermiere e thjeshtë dhe se është “avancuar nga mamie në kryeinfermiere”.
Këtë shpifje mundohen ta ndërtojnë mbi ndonjë supozim fiktiv që e tërheqin si paralele në publik, duke e përmendur mundësinë e ndikimit nga unë, vetëm e vetëm që shpifja e tyre të marrë kuptim. Prandaj të njëjtën e kanë mveshur me potencialin e gjasës si dekorim për shpifjen me të cilën duan ta dezinformojnë opinionin publik dhe ta dëmtojnë personalitetin tim me akuza të paqena për nepotizëm.
E turpshme lehtësia për të nxjerrur shpifje të tilla kaq të ulëta; gjithsesi të përsëritura.
Prandaj, për këtë shpifje të gazetës “Insajderi.org” do t’i drejtohet KMSHK-së dhe do ndërrmarë hapa të mëtutjeshëm./Mefail Bajqinovci/