Anëtarja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, i ka dal në krahë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas certifikimit të kandidatëve për deputet nga KQZ’ja.

Ajo në një postim në “Facebook”, shkroi se gazi në Kuvend për të cilin u dënua Kurti, nuk ishte kundër Kosovës por për ta mbrojtur atë nga Zajednica.

“Gazi lotesjelles ne Kuvend nuk ishte kunder Kosoves – ishte per ta mbrojtur ate nga Zajednica. Gazi nuk ishte kunder njerezve – ishte per t’i mbrojtur qytetaret nga pabarazia qe krijohej me Zajednicen. Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikerisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes”, ka shkruar ajo.

“Prandaj, edhe denimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qellimi ishte politik. Mos lejimin e kandidimit te kujtdo qe eshte angazhuar me vetemohim per mbrojtjen e Republikes, e kam te veshtire ta kuptoj si mbrojtje e integritetit te institucionit. Ne fakt eshte krejt e pakuptimte”, ka shkruar më tutje ajo, citon MekuliPress.