Edhe avokati Arianit Koci, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë, sipas së cilit, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duhet të paraqesin testin PCR negativ për Koronavirus të bërë në 72 orët e fundit.
Koci i ka kërkuar falje diasporës, duke thënë se nuk ka fjalë të shpreh keqardhjen e tij për këtë vendim.
Avokati i ka quajtur absurde mbledhjet në tubime partiake, derisa diasporës i kërkohet respektim rigoroz i rregullave anti-Covid.
Postimi i plotë i Kocit në Facebook:
Diasporë, na falni!
Nuk po kam fjalë me u shpreh sa keq po më vjen.
Me u mbledhë masovikisht në tubime partiake, pa maska e pa distancë në ambiente të mbyllura – e me kërku prej juve respektim rigoroz të rregullave anti-covid në kufi, është absurd.
Në fakt, është përtej bilahit!
Shyqyr që jeni tanët, e po e kuptoni situatën.