“Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së.

21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.

Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.”