Aktivistja e të drejtave të njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka komentuar fjalimin e djeshëm të deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi të mbajtur dje në seancën për votimin e qeverisë serbe.
Në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku po votohej qeveria e re, deputeti Kamberi në fjalimin e tij përmendi kriimet serbe në Kosovë dhe mos kërkim faljen e qeverisë serbe.

Fjalimi i djeshëm i Kamberit mori vëmendje të madhe në Serbi, në Shqipëri e Kosovë. Por në Shqipëri e në Kosovë, pushtetarët, mediat dhe analistët e pushtetit e heshtën dhe nuk e reklamuan e nuk e analizuan fare fjalimin madhështorë të z. Kamberi.

Por aktivistja e të drejtave të njeriut dhe drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi e ka cilësuar fjalimin e Kamberit, si shumë të nevojshëm, madje sikur ajrin.

“Gjithçka që tha Kamberi në Parlament, e kemi të nevojshme sikur ajrin. Sot po marr frymë më lehtë”, ka shkruar humanistja serbe, Kandiq, në Twitter.