Përbërësit:

6 kupa rukola

1 finok, i prerë në feta, pa rrënjën

1.5 lugë lëng limoni

1 qepë e vogël, e grirë

1 lugë caji mustardë

1 luge caji trumze

1 thelpi e vogel hudhër, e grirë

1/4 kupë vaj ulliri ekstra i virgjër

30gr. djath parmixhano, i grirë

Përgatitja:

Vendosni rukolën dhe finokun në një tas të madh. Nga ana tjetër, në një tas të vogël, bëni bashkë lëngun e limonit, qepën, mustardën, trumzën, hudhrën dhe kripë e piper sipas dëshirës. Duke e përzier, shtoni me ngadalë vajin e ullirit. Pasi të keni mbaruar, vendosjani sipër rukolës dhe finokut. Marinojeni me kripë e piper, sipas shijes. Shtoni në fund edhe djathin.