Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar sot me anë të një videomesazhi ne gjuhën serbe për pajisjen e shtetasve të Kosovës me dokumentet e përkohshme identifikuese të Kosovës, në rastet kur ata disponojnë ato të Serbisë. Një vendim tjetër ka të bëjë me targat e paligjshme të makinave.

Kurti njoftoi: “Në respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës, nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.

Lexo më shumë ​Një nga ditët më të errëta të historisë shqiptare/ 109 vjet nga përfundimi i Konferencës së Londrës
Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. Zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkarisht me ju, ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses.”