Mu kujtua sesi u kthyem nga lufta, të rinj, pa pikën e besimit, porsi minatorë që dilnin nga një galeri e shembur. Ne deshëm të marshonim kundër gënjeshtrës, egoizmit, lakmisë, plogështisë së zemrës, të cilat ishin fajtore për të gjithë ato mundime që hoqëm e që lamë pas. Ne kishim qënë të ashpër, pa asnjë besim tjetër përveç besimit te shoku i llogores që e kishim pranë dhe atij besimit tjetër që s’na kish mashtruar kurrë: te qielli, duhani, pema dhe buka dhe toka. Po ç’u bënë të gjitha këto? Gjithçka u shkatërrua, u falsifikua dhe u harrua. Dhe atij që s’mundi të harronte dot, i mbeti vetëm ndjenja e pafuqisë, e dëshpërimit, e moskokëçarjes dhe pija. Koha e njerëzve të mëdhenj dhe e ëndrrave burrërore u harrua. Po triumfonin afaristët, korrupsioni, mizerja.

Remark – Tre shokë