Ura e Kurçajt në Nikël, ka dalë në dritë pas restaurimit si pjesë e programit Eu4Culture.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau pamje nga ky thesar i trashëgimisë kulturore mes një peizazhi të mrekullueshëm.
E ndërtuar në shek. XVIII si pjesë e rrugës së karvaneve që lidhte Krujën me Tiranën, tashmë ajo është një pikë lidhjeje me të shkuarën, theksoi Margariti.
Kthimi në jetë i urës së Kurçajt është një nga punët e mira të Ministrisë së Kulturës për vitin 2023, u shpreh ministrja Margariti./atsh/