Nisja e procesit të vettingut në sistemin gjyqësor e prokurorial nga qeveria Kurti, po pritet me padurim e nga disa edhe me ankth.

Por ky proces po vlerësohet edhe si një revolucion, i cili do ta pastroj sistemin e drejtësisë nga jo meritokracia edhe përkundër se do të jetë një proces i gjatë.

Ministrja e Drejtësisë thotë se nuk ka vend për diskutime mbi atë sa është i nevojshëm vettingu në sistemin e drejtësisë.

Albulena Haxhiu shtoi se një gjë e tillë, vije si përgjigje ndaj pakënaqësisë së qytetarëve me sistemin e drejtësisë dhe do shërbejë si pikënisje për kthimin e besimit aq të munguar të qytetarëve në drejtësi.

Ajo tha se vettingu do jetë proces i gjatë.

Ndërsa avokati Afrim Salihu, tha për “Syri.net”, se një numër i konsideruar i prokurorëve dhe gjyqtarëve janë emëruar në pozita pa merita.

Sipas tij sistemi i drejtësisë po vuan edhe për shkak të mungesës së profesionalizimit të tyre, sepse kandidatët e selektuar dhe të emëruar vijnë kryesisht në këto detyra të shenjëta dhe mjaftë të rëndësishme nga institucione publike si Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore, Aeroporti e institucione të pavarura publike etjera.

Pra në selektimin e kandidatëve të emrëruar në detyra me peshë për shtetin kanë ardhë një % e personave në mënyrë jomeritore.

“Sistemi i drejtësisë është pothuajse në greminën e kolapsit total, vetingu si institucion i ardhëshëm i selektimit të vëlefshmërisë për matjen e performancës të prokurorëve dhe të gjyqtarëve duhet të ndodhë sa më shpejtë”, tha Salihu.

Avokati shtoi se viti që sapo kemi hyrë dhe ndryshimet politike, po shihet si vit ideal kur duhet të fillojë procesi i vetingut në drejtësi, si formë e vetme që të kthehet besimin në sistemin e drejtësisë.

Sipas tij gjendja në sistemin e drejtësisë nuk mund të ndryshojë pa ndodhur një proces i vetingut, pa një proces të vetingut është e pamundur që sistemi i drejtësisë të ngjallet, t’i adresojnë kërkesat e qytetarëve dhe të ofrojë drejtësi të bazuar në ligj.

Për tu fuqizuar ky veprim i nevojshëm nevojitet plotësim ndryshim i kornizës ligjore, ku nënkupton edhe amendamentim të Kushtetutës, për çka për ne është e rëndësishme që të ketë vullnet politik.

“Dyshohet se sistemi i drejtësisë vuan nga grupe të caktuara brenda tij që i shërbejnë politikës apo grupeve të caktuara ekonomike e grupe të intereseve të ndryshme, nga ky konstatim drejtësia përballet edhe me mungesë të profesionalizmit”, tha Afrim Salihu.

Avokati tha se për këtë veprim emergjentë nevoitet selektimi i personave meritorë të paanshëm, të pavarur, persona të cilët e kanë dëshmuar vetvetën se janë të pakorruptuar, familjarë të devotshëm, persona profesional të cilët e njohin në thelb drejtësinë dhe funksionimin e saj, persona që kanë integritet personal dhe familjarë, persona të cilët në rrethin ku jetojnë dhe në vendin ku ushtrojnë profesionin e drejtësisë kanë integritet njerëzorë të lartë, janë të moralshëm dhe janë persona të cilët shtetin e kanë perpara gjithqkaje.

Ai thekson se Republika e Kosovës është krijuar me gjak, sakrificë dhe luftë rezistente me dekada deri në shpalljen e pavarësisë së saj në vitin 2008, andaj bazuar në këtë fakt drejtësia si tempull kryesor i funksionimit të mirëfillt të shtetit duhet që brenda saj të ketë persona profesional e të cilët selektohen me anë të meritokracisë.

“Vetingu në drejtësi është i domosdoshëm, por që duhet të bëhet shumë kujdes se si do të organizohet ky proces. Mendoj se para se të fillojnë ndryshimet ligjore duhet që të krijohen kushtte dhe ndryshimet që bëhen me persona të cilët i njohin fushat e drejtësisë, e pasi të krijohen kushte ligjore në harmoni me Kushtetutën e R së Kosovës edhe veprimet duhet të jenë në harmoni me ligjet konvencionale”, tha avokati.

Ai nuk e quan veting, por revolucion i ndryshimeve të shpejta në largimin e një % të konsideruseshme në sistemin e drejtësisë duke i përfshirë gjykatësit, prokurorët, avokatët, policët dhe ndyshime të largimit të një % të konsiderueshme të të gjithë personave të cilët nuk e meritojnë ushtrimin e pozitës në administratën e këtyre institucioneve dhe në adminsitrata të të gjitha institucioneve publike, shtetrore dhe të institucioneve të pavarura shtetërore e publike të RKS, të cilët e kan bllokuar komplet funksionimin e mirëfillt të aparatit të drejtësisë në vend.

Profesori universitar Kolë Krasniqi, tha për “Syri.net”, se vetingu është tërmet apo domosdoshmëri.

Sipas tij paralelisht me fuqizimin e opozitës politike u aktualizua edhe nevoja për një veting në institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë kosovare. Një nevojë e tillë buron edhe nga vlerësimet e institucioneve të ndryshme kredibile nacionale dhe ndërkombëtare, të cilat flasin dhe shpeshherë edhe sjellin argumente për kapjen e institucioneve tona shtetërore, nga grupet e caktuara të interesit.

Njohësi i çështjeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit, tha se nga këto arsye, por edhe në interes të një të ardhme më të ndritur dhe të autoritetit tonë shtetëror, duhet organizuar dhe zbatuar një veting mirëfilltë ndaj çdo zyrtari të lartë shtetërorë, duke verifikuar me objektivitet dhe precizitet të lartë pasurinë, të kaluarën dhe karrierën, përkatësisht avancimin e tyre në karrierë.

“Në realitet këto tri aspekte, e përcaktojnë kredibilitetin e zyrtarit bashkëkohor shtetëror. Nëse ndonjëri zyrtar shtetëror nuk e justifikon pasurinë e vet duhet larguar pa hezitim nga pozicioni. Në procesin e verifikimeve të tilla duhet kërkuar edhe ndihmën e shteteve mike, siç janë SHBA-të, Gjermania, Italia, Austria dhe shtetet tjera perëndimore që luftojnë me vendosmëri korrupsionin dhe pastrimin e parave në territoret e tyre”, tha Krasniqi.

Profesori shtoi se ndihma e këtyre shteteve është e mirëseardhur edhe nga fakti se ato disponojnë me të dhëna senzitive për pasuritë e deponuara apo të investuara në Kosovë dhe jashtë saj, nga personat e afërt apo “kontaktues të drejtpërdrejt apo indirekt” me zyrtarët tanë „të lartë shtetërorë“.

Është përgjithësisht e ditur se në Kosovë nuk janë të rralla rastet kur zyrtari i caktuar shtetëror pa ndonjë bazë të njohur ekonomike brenda disa viteve bëehet milionerë, apo zhvillon jetë të luksit “milioner”.

Gjithashtu edhe verifikimi i të kaluarës dhe i avancimit në karrierë duhet bërë konform ligjit dhe rregulloreve në fuqi, ngase nuk janë të rralla rastet e ndikimit të grupeve të caktuara të interesit psh. për punësimin në universitet të gjyqtarit të përjashtuar nga puna (dhe të dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale). Apo punësimin e personave pa përvojë dhe arsimim apo diploma përkatëse, në nivele të larta shtetërore.

Gjatë këtyre verifikimeve, komisionet e vetingut duhet të përqendrohen posaçërisht në verifikimin e rregullsisë dhe të meritokracisë seavancimitnë karrierë të personave zyrtar, psh., nga referenti i thjeshtë në drejtor apo shef te departamentit. Nga gjyqtari për kundërvajtje në gjyqtar për krime të rënda apo gjyqtar në Gjykatë të Apelit.

Nga hetuesi i stacionit policor në hetues të departamenteve qendrore për hetimin e krimeve. Nga zyrtari i thjesht shtetëror në diplomat të rangut e lartë e tjera. Në rastet kur argumentohet avancimi, psh., i “profesorit asistent” në gradën e “profesorit të rregullt”, pa asnjë botim apo vlerë të njohur akademike, atëherë atyre pa hetizim duhet tu merren thirrjet e pamerituara akademike dhe të largohen edhe nga puna për shkak të shkeljes së kodit etik, duke prezantuar apo deponuar të dhëna të rrejshme.

Profesori shtoi se vetingu në sistemin tonë të arsimit, të drejtësisë dhe të sigurisë nuk duhet zhvilluar sipërfaqësisht dhe vetëm në kontekst të verifikimit të pasurisë, të kaluarës dhe të avancimit në karrierë të personave zyrtar, mirëpo duhet zhvilluar në mënyrë rrënjësore dhe të përfshij edhe rivlerësimin e profesionalizmit dhe të integritetit të figurës së gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve, inspektorëve, drejtorëve, diplomatëve, profesorëve e të tjerë, në mënyrë që të krijohen institucione kredibile shtetërore.

“Qeveria e re kosovare në interes të besueshmërisë dhe të autoritetit tonë shtetrorë, nuk duhet të lejoj që të ketë në mesin e vet zyrtarë të padenjë dhe të korruptuar ngase ata e reprezentojnë edhe kulturën e shtetit dhe të popullit të tyre, tha njohësi Kolë Krasniqi.

Sipas profesorit verifikimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, pos të kaluarës, pasurisë dhe avancimeve të tyre, duhet bërë edhe në kontekst të hapjes apo te mbylljes se hetimeve, perkates isht sjellje decaktgjykimeve, ngase ka mjaft informacione ne kosove qe disa prokurori dhe gjyqtar, ne interese te caktuara sjellin vendime te kunderligjeshme per hapjen apo mbyllen e hetimeve, perkates isht aktgjykimi te kunderligjeshme.

Drejtori i institutit ISEG dhe njohësi çështjeve të drejtësisë Jeton Halimi, tha për “Syri.net”, se LV-ja gjatë fushatës ka premtuar se nëse vjen pushtet do ta bëjë vetingun

Ai shtoi se ishte premtuar se do ta reformojnë sistemin gjygjësor dhe prokurorial, sidomos gjyqtarët, prokurorët deri dje të njejtit i kanë ofenduar në mënyrën më të keqe dhe po me të njejtit synojnë të bëjnë drejtësi.