Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi si asnjëherë më parë ka treguar se nga Gjykata Speciale është intervistuar si i dyshuar dhe kryesisht është pyetur për përgjegjësitë e tij që ka pasur gjatë luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mund ta di se sa aktakuza mos të ngritën nga Gjykata Speciale të cilën vetë deputete e legjislaturës se vitit 2015 e votuan.

“Unë nuk mund ta di sa aktakuza do të ketë, por është e kuptueshme se do të këtë. Që nga momenti i votimit të kësaj gjykatë në gushtit të vitit 2015 në Parlamentin e Kosovës ku kjo gjykatë është kthyer është bërë pjesë e ligjeve dhe pjesë e Kushtetutës se Kosovës është dashur të dihet se gjykatat formohen për të ngritur aktakuza aq me tepër kur kjo gjykatë ka pasur target dhe është e kuptueshme që tash po përballemi me zhvillimet dhe rrjedhojën e atij veprimi. Kushdo që ka menduar se ta votoj gjykatën dhe mos të këtë aktakuza kundër UÇK-së ose na kanë gënjyer atëherë ose po na gënjejnë sot” ka thënë Selimi për “Bota Sot”.

Ai po ashtu ka treguar se që nga momenti kur është votuar është ditur se do të këtë aktakuza ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe kjo është e kuptueshme dhe e pritshme. Ne, qëndrimin tonë politik për Gjykatën Speciale e kemi të njëjtin që kemi pasur edhe atëherë si një padrejtësi ndaj luftës së UÇK-së. Prandaj sot ne po shohim rrjedhën e atij veprimi të 2015 të atyre deputetëve dhe asaj legjislature e cila ka votuar për këtë gjykatë dhe në kushtet e tanishme është normale që të këtë aktakuza se sa do të këtë nuk e di dhe kush do të akuzohen nuk e di.

“Unë jam njeri nder të intervistuarit e kësaj gjykate si i dyshuar bashkë më kolegët e mi të Shtabit të përgjithshëm. Unë jam pyetur kryesisht në kuadër të përgjegjësive të mija që kam pasur gjatë luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë për Bota Sot” Rexhep Selimi i cili ishte ftuar nga Gjykata Speciale vitin e kaluar.