Socialistët në Spanjë fituan shumicën e vendeve në zgjedhjet e së dielës.
Këtë herë partia socialiste fitoi gjithsej 120 nga 350 vende, tre vende më pak se në votimet e prillit. Partia Konservatore Popullore ka 88 vende , nga 66 sa kishte, ndërsa Vox ka 52, nga 24 sa kishte në prill.
Partia Konservatore Popullore, doli në vendin e dytë dhe ekstremi i djathtë Vox dyfishoi vendet e saj për tu bërë partia e tretë më e fuqishme në vend.
Këto ishin zgjedhjet e katërta të përgjithshme në Spanjë, brenda 4 viteve.