Zgjedhjet në SHBA kanë qenë kryefjala dhe tema kryesore në të gjithë botën. Deri më tani Trump është duke u përballur me një rezultat tepër zhgënjyes, pasi Biden është duke rrëmbyer shumicën e shteteve më të rëndësishme.

Të pakënaqur me këtë rezultat dy djemtë e presidentit këtë humbje po ja faturojnë elektoratit republikan.

Don Jr dhe Eric i kanë cilësuar republikanët si të dobët dhe dele.

Djali i madh i Presidentit, Don Jr shkruan se “Republikanët kanë qenë të dobët për dekada, gjë që ka lejuar të majtët të bëjnë këto gjëra.”

Nga ana tjetër Eric Trump është treguar edhe më i ashpër duke shkruar “Ku janë republikanët! A keni një shtyllë kurrizore. Luftoni kundër këtij mashtrimi. Votuesit tanë nuk do t’ju harrojnë kurrë që u treguat dele”– shkruan ai.