Rifat Jashari është kryefamiljari i familjes së njohur shqiptare, Jashari, nga Prekazi. Në luftën për liri kundër Serbisë fashiste, ai ka humbur shumë anëtarë të familjes, përfshirë babain, nënën, gruan me fëmijë, vëllezërit e shumë nipa e mbesa.

Në intervistë, z. Jashari theksonte se nëse e kërkon nevoja, prapë është i gatshëm t’i përgjigjet Serbisë.

“Dhe prapë jemi të gatshëm nëse e lyp nevoja, ishalla kurrë në jetë, por prapë jemi të gatshëm me qeta meshkuj çka i kam me ju përgjigj [Serbisë] në çdo aspekt.” theksonte z. Jashari, që është kryefamiljari i familjes Jashari.