Rruga Mitrovicë-Zubin Potik është mbushur me flamuj kombëtar kuq e zi. Siç ka raportuar faqja “Qyteti i Mitrovicës”, banorët e Koshtovës janë organizuar dhe kanë vendosur flamujt kombëtar në këtë rrugë.

Për vendosje të flamujve në këtë fshat veriur, u raportua edhe gjatë ditës së djeshme, ndërkaq flamuj kombëtarë e shtetrorë ishin vendosur edhe në lagjen e Boshnjakëve teksa serbët po protestonin pas dorëheqjes nga institucionet e Kosovës.