Këngëtarja, Rita Ora ka bërë apel për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është një lajm i tmerrshëm dhe një ditë shkatërruese për Shqipërinë, andaj ka kërkuar që për ditëlindjen e saj të ndihmojnë në këtë gjendje krize.