Qendrimi në shtëpi na ka dhuruar atë që e kemi kërkuar gjithmonë me ngulm: kohën e lirë. Përpos punëve të tjera që na angazhojnë gjatë ditës, një pjesë e pandashme e përditshmërisë duhet të jetë edhe kujdesi ndaj vetes. Një hap i rëndësishëm, që do të reduktojë stresin dhe do të na ndihmojë ta kalojmë ditën ndryshe. Vajzat shpesh ankohen se nuk gjejnë orë mjaftueshëm për t’i dhuruar lëkurës dhe flokëve kujdesin e nevojshëm. Epo, tani nuk ka më justifikime!

Çka vlen të renditet e para është hidratimi i fytyrës. Mund të dispononi kremin apostafat për të realizuar këtë proçes, por ajo që do të ndihmonte edhe më shumë është maska hudratuese e fytyrës. Në rast se nuk preferoni ta përdorni të gatshme, provoni të përzieni gjysmë avokadon e shtypur, me një lugë çaji kos, një lugë çaji vaj ulliri dhe një lugë kafeje mjalt: përdoreni dy herë në javë dhe lëkura do t’ju falenderojë.

Nëse prej kohësh e keni blerë maskën për zonën e syve dhe nuk keni patur kohë ta përdorni, momenti është tani. Për ato vajza që i qendrojnë besnike natyrales, provoni të përzieni një lugë çaji vaj bajame dhe mjalt (masë e njejtë) dhe aplikojeni në pjesën rreth syve. Mbajeni për sa kohë të dëshironi, pasi kjo maskë do të hidratojë dhe do të shmangë rrathët e zinj që na bezdisin kaq shumë (sidomos kur ndjejmë lodhje).

Mos e neglizhoni scrub-in! Përdoreni çdo ditë nëse vuani nga aknet apo pikat e zeza ose rreth 4-5 herë në javë. Pastrim dhe shkëlqim, kaq kishim. Një lugë çaji sheqer, gjysmë lugë kafeje ujë dhe një lugë kafeje vaj do të kishte funksion të njejtë.