Mbi 30 mijë euro më shumë se vitin e kaluar do të harxhohen për pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet në Shkup. Kjo është bërë e ditur nga përllogaritjet dhe tenderi i fituar nga Link Media.

Sipas të dhënave, janë planifikuar 285 mijë euro për zbukurimet që do të stolisin kryeqytetin me rastin e festave të fundvitit.