Rreth 8 % janë rritur të hyrat e Doganës së Kosovës në krahasim me katërmujorin e parë të vitit të kaluar.

Mirëpo, derisa importi ka shënuar rritje, eksporti i mallrave ka shënuar rënie gjatë këtyre muajve.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti gjatë muajit mars të këtij viti ka shënuar rënie për 7.7% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan rtk.

Ndërsa, importi ka shënuar rritje për 3% krahasuar me marsin e 2022-s.